Adresimi i Corrective Actions për proçesin e Validimit Ndërkombëtar në fokus të Takimit të MSG – EITI

Në  datën 11 Janar 2019  u organizua mbledhja e MSG – EITI, ku morrën pjesë anëtarët e MSG, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave, Entit Rregullator të Energjisë, AKBN, Shoqatës së Investitorëve të Huaj ( FIAA ), Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, përfaqësues të Bizneseve të Industrisë Nxjerrëse dhe Shoqërisë Civile.  

Agenda e Takimit të parë të MSG për vitin 2019 konsistonte në adresimin e implementimit të Corrective Actions të formuluara në kuadrin e proçesit të Validimit Ndërkombëtar.

Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI – Shqipëri Z. Kamberi bëri një prezantim të specifikuar  mbi objektivat e ketij proçesi shumë të rëndësishëm, në kontekstin e vlerësimit të performancës dhe klasifikimit të  Shqipërisë në promovimin dhe implementimin e Transparencës në administrimin e Burimeve Natyrore, në sektorët e Minierave, Hidrokarbureve dhe Energjisë Eelektrike.

Në kontekstin e Validimit të dytë ndërkombëtar për Shqipërinë,  i cili do të fillojë në mesin e muajit Shkurt 2019, në takim u diskutuan specifikisht tematikat që kanë të bëjnë me:

-Demostrimin e angazhimit aktiv dhe kontributit efektiv të Shoqërisë Civile në përbërjen e MSG (në përputhje me kërkesën 1.3.a të Standartit Ndërkombëtar); – Proçedurat e nominimit dhe të ndryshimit të anëtarëve të MSG (në përputhje me kërkesën 1.4.a.ii të Standartit); Ezaurimi i proçesit të zgjedhjes së anëtarëve të Shoqërisë Civile në MSG në format transparent, publik dhe kualitativ; – Rritjen e nivelit të përfaqësimit në MSG të Shoqërive me kapital shtetëror ( Albpetrol sha , konform kërkesës 2.6 të Standartit); – Agazhimin e anëtarëve të MSG në aktivitetet publike të promovimit dhe sensibilizimit për proçesin e Transparencës në web, artikuj dhe evente (në përputhje me kërkesën 4.b.ii dhe 1.4.b.iii të Standartit); – Vlerësimi i anëtarëve të MSG konform angazhimit kualitativ në proçes për përfaqësimin dhe kontribuimin maksimal të Institucioneve dhe grupeve të interesit që përfaqësojnë; Sigurimi nga ana e MSG të publikimit të detajuar të proçedurave të dhënies së lejeve, konçesioneve dhe marrëveshjeve (konform kërkesës 2.2. a ); Politikave të Qeverisë për publikimin zyrtar të të dhënave për sektorët e minierave, hidrokarbure dhe elektroenergjitike;- Transaksionet dhe publikimi i të ardhurave të SOE (konform kërkesës 2.6.a);-  Angazhimin e MSG lidhur me publikimin e pagesave sub-nacionale nga kompanitë në nivelin e Pushtetit Lokal (konform kërkesës 4.6 të Standartit); – Vlerësimit  të pagesave dhe të ardhurave nga audite të panvarur dhe të autorizuar (konform kërkesës 4.9.a të Standartit);- Agazhimin e Administratorit të Panvarur (konform kërkesës 4.9 të Standartit); -Saktësimin nga MSG të të ardhurave sociale të detyrueshme dhe vullnetare për publikimin taksativ të tyre në Raportet zyrtare EITI (konform kërkesës 6.1.a të Standartit); -Publikimin në Raportin EITI të shpenzimeve quasi-fiskale të SOE (konform kërkesës 6.2 të Standartit); Institucionalizimin nga MSG të mekanizmave në bashkëpunim me Institucionet Shtetërore për identifikimin, investigimin dhe adresimin e problematikave  që evidentohen në Raportet EITI dhe në proçeset e Validimit (konform kërkesës 7.3 të Standartit).

Në takim u diskutua edhe mbi optimizimin dhe adresimin e gjetjeve dhe rekomandimve për shoqërinë Albpetrol sh.a nga Raporti për Commodity Trading i inicuar në Projektin e Sekretraitit Ndërkombetar EITI.

Në konkluzion të takimit u  dakortësua për   ngritjen e një Grupi pune nga MSG, i cili do të angazhohet për draftimin e një Plani Pune për prioritetet kombëtare në vitin 2019, i cili do të rezultojë  si produkt i diskutimeve më të gjëra me grupet e interesit, adresimin e masave për ezaurimin e Corrective actions për proçesin e Validimit, si dhe përdorimin e rekomandimeve të raportit EITI për të vënë në dukje mospërputhjet në kuadrin ligjor, fiskal dhe rregullator në fushën e minerave, naftës dhe gazit dhe mbështetjen institucionale për finalizimin e Draft Ligjit për Transparencën në Sektorët e Industrisë Nxjerrëse.