KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI- PËRZGJEDHJA E NJË FIRME KONSULENTE SI ADMINISTRATOR I PAVARUR PËR PËRGATITJEN E RAPORTIT EITI 2017 DHE 2018

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Firme Konsulente si Administrator i Pavarur për Përgatitjen e Raportit EITI 2017 dhe 2018

Nr. i Referencës:  ALBEITI/CS/CQ/A.1

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019, nga ana e Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri).

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Sekretariatit Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) realizohen nëpërmjet përzgjedhjes së një firme për të ofruar shërbimet si Administrator i Pavarur në Përgatitjen e Raportit EITI 2017 dhe 2018 në përputhje me Standartin EITI. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 8 muaj nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org (homepage)

Sekretariati EITI Shqipëri fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet. Kriteret e e vlerësimit janë:

  • Kualifikimet e përgjithshme dhe eksperienca e Konsulentit, përfshirë llojin e aktivitetit që ushtron dhe prej sa vitesh operon në këtë fushë (40 pikë);
  • Përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme (50 pikë); dhe
  • Aftësia teknike dhe menaxheriale e konsulentit, ekspertiza e stafit të Konsulentit (10 pikë).

Ekspertët kryesorë të Konsulentit nuk do të vlerësohen në këtë fazë.

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera për të rritur kualifikimet e tyre, por duhet të paraqesin qartë nëse bashkimi është në formën e bashkimit të operatorëve dhe/ose të nënkonsulencës. Në rastin e bashkimit të operatorëve, të gjithë partnerët duhet të jenë përgjegjës bashkarisht dhe veçmas për zbatimin e kontratës, në rast se përzgjidhen fitues.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Kualifikimet e Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 4 Qershor 2019.

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Ardit Kamberi, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail: ardit.kamberi8@gmail.com, sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org

 NË FORMATIN PDF KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

TERMAT E REFERENCËS -PËRZGJEDHJA E NJË FIRME KONSULENTE SI ADMINISTRATOR I PAVARUR PËR PËRGATITJEN E RAPORTIT EITI 2017 DHE 2018 KLIKO KËTU